Gjashtë muaj ishte i bu*rgosur në Serbi, Maçastena rrëfen se si u trajtua nga autoritetet serbe

Një asamblist i PSD-së në komunën e Podujevës për kalim të kufirit para gjashtë muajve ishte arr*estuar nga forcat serbe. Por, Blerim Maçastena sot u lirua ne shtëpi.
Qëndrimi në bu*rg për Maçastenën ka qenë i rëndë.

“Kam dalë të shëtisë në bjeshkë. Kur filluam të kthehemi, ra mjegull dhe terri dhe nuk mundemi ta gjejmë rrugën. Bateria e telefonit filloi të dobësohej. E thirrëm policinë bashkë me Beratit. Policia na pyeti se çfarë po shohim dhe thanë që po vijnë te na. Policia thanë se e kanë lëshuar sirenën por ne nuk mund ta dëgjojmë. Vendosëm që bashkë me Beratin të dalim në fshatin Shtedim”, tregon Maçastena.

“Duke ecur komunikonim vazhdimisht me policinë. Ndërkohë nga një mal shumë i dendur e gjetëm një rrugicë të ngushtë. Filluam ta ndjekim këtë rrugë. Policia e Kosovës ka bërë maksimumin. Ndërkohë ra bateria e telefonit. Vazhduam rrugën. Rruga filloi të zgjerohej. Në ndërkohë hasëm në një kanaçe që shkronjat i kishte çirilicë. E dinim që tashmë ishim në territor të Serbisë”.
Maçastena thotë se gjatë rrugëtimit kishin takuar disa banorë serb të cilët i kishin dhënë informacione për fshatin ku ndodhet.

“Më pas u nisëm në drejtim të Mërdares. Pas rreth 1km na doli xhandarmëria serbe. Na kërkoi dokumentet. Na thanë që të lëmë çantat në tokë dhe ashtu vepruam. I tregova që në çantën e bardhë kam ar*mën zyrtare. Menjëherë më lidhën duart. Iu tregova se jam sigurim i subjektit që i përkas. Më pyetën nëse kam gjuajtur me ar.më dhe na arr.estuan dhe na dërguan në stacionin e policisë në Kurshimli”.
Ai tha se në Serbi e kanë ak*uzuar për ar*mëmbajtje pa leje dhe për kalim il*egal të kufirit, derisa shoku u lirua pas 48 orëve parabu.rgim.