Gjashtë filmat shqiptarë më të mirë për fëmijë

Kinematografia shqiptare numëron qindra filma të cilët lanë gjurmë të mëdha në artin skenik, filma këta që do të mbesin gjatë në kujtesën e historisë së artit shqiptar.
Në vijim, ju sjellim disa nga filmat shqiptarë që konsiderohen të jenë më të mirët për fëmijë.

“Beni ecën vetë” – Është historia e djalit të vogël, që nga Korça, shkon te xhaxhai i tij në fshat dhe aty mëson të bëhet një fëmijë i pavarur.
“Tomka dhe shokët e tij” – Është historia e djemve që lu*ftojnë për të shpëtuar fushën e tyre të lojës nga ar*miqtë që kishin pushtuar dhe zaptuar vendin.

“Shoku ynë Tili” – Është historia e nxënësit që nuk bindej të mësonte, por që me një klasë të bashkuar dhe një mësuese të përkushtuar arriti të bëhet edhe nxënës i mirë.
“Mimoza Llastica” – Është historia e llasticës, që kishte kon*flikte me bashkëmoshataret, sepse ishte përkëdhelur më shumë se ç`duhet dhe në fund arrin të integrohet me shoqet e saj.

“Një vonesë e vogël” – Është e gjithë aventura e disa fëmijëve të vegjël që dalin në mëngjes nga shtëpia për të shkuar në shtëpinë e mësueses për 7 Mars dhe vetëm në darkë arrijnë ta gjejnë, pasi humbasin adresën.
“Taulanti kërkon një motër” – Është drama e një djali të vogël, i cili kërkon dëshpërimisht të ketë një motër të vogël dhe në fund, dëshira e tij do të realizohet.