Dita e sotme është gdhirë e përgjakur në Dhërmi, ku në një prej lokaleve të natës ka plasur arma.
Të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije për JOQ.al se rreth orës 1:30, kur një numër i madh njerëzish po kërcenin në tingujt e muzikës, janë dëgjuar sisa të shtëna me armë.
Ngjarja ka ndodhur tek “Havana”, ndërsa bazuar në raportimet paraprake të të pranishmëve, 1 person dyshohet të ketë ndërruar jetë e katër të tjerë të jenë plagosur.
Gjithashtu bëhet me dije se përplasja me armë ka zgjatur rreth 10 minuta.
Ende nuk dihet më konkretisht se cilët janë personat e lënduar dhe të përfshirë në konflikt, por as shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Policia e Vlorës nuk ka dalë me një njoftim zyrtar deri më tani.