“Gjaku lahet me gjak”- Vrítet gjyshi, prishi ‘paktin’ për shitjen e mbesës 6 mijë €


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drosero Xanthi në Greqi, një vendbanim i cili është i banuar kryesisht nga komuniteti rom.

Një 45-vjeçar është vrarë me breshëri plumbash nga një 37-vjeçar në bashkëpunimin me dy djemtë e tij dhe dhëndrin.

Vrasja e 45-vjeçarit, ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues që ekziston në këtë zonë në lidhje me fejesat mes të miturve.

Gjyshi 45-vjeçar u vra pasi theu premtimin për t’i shitur mbesën e tij adoleshente familjes së dhëndrit për 6000 euro. Thyerja e një marrëveshjeje të tillë, përbën fyerjen më të lartë në këtë zonë, ku sipas ligjeve të pashkruara “gjaku lahet me gjak.”

Për familjen e dhëndrit marrëveshja ishte e vlefshme sepse “ishin shtrënguar duart”. Prishja e marrëveshjes nga ana e familjes së nuses, e cila është një vajzë 15-vjeçare, përbën fyerjen më të lartë.

37-vjeçari, i cili sipas policisë ishte autori i krimit, ishte babai i djalit që do të martohej. Pas aktit të rëndë ai është vetëdorëzuar në polici. Pëpra dorëzimit, përmes një postimi në Tik-Tok, ai shpjegoi dhe arsyet pse e shtynë drejt aktit ekstrem, duke e vënë theksin tek “kodet e nderit”.