Një person është arrestuar mbrëmë në komunën e Gjakovës, pasi kishte gjuajtuar vëlluan e tij me armë zjarri. Në bazë të raportit 24 orësh, kjo ka ndodhur për shkaqe pronësore. Nuk raportohet për të lënduar kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë, 21.06.2022-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti për shkaqe pronësore ka shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar –vëllait të tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, gjashtë gëzhoja te kalibrit 9×9 mm, dy karikatorë, 189 fishekë të kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./IndeksOnline/