Pesë persona janë arrestuar gjatë protestës në Gjakovë, kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj që për Koha.net ka thënë se ata janë arrestuar për “dëmtim prone dhe pengim të personave zyrtarë”, percjell Fakte
Pelegrinët serbë akoma s’kanë ardhur në Gjakovë
11:25- Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se akoma s’kanë konfirmim për ardhjen e pelegrinëve serbë në Gjakovë.
Ai për KP ka thënë se deri tash ata s’kanë arritur. Ka shtuar se edhe protesta kundër ardhjes së pelegrinëve serbë po vazhdon e qetë.
Qytetarët e Gjakovës nisën protestën e tyre sot në orën 08:00.
Protestuesit: Pa drejtësi, nuk ka qetësi
10:40 – “Pa drejtësi, nuk ka qetësi” është thirrja e vazhdueshme e protestuesve në Gjakovë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.
Një numër i madh i qytetarëve gjakovarë ka dalë në protestën e sotme, teksa pranë tyre po qëndron policia edhe me njësitet speciale.
Disa qytetarë madje kanë provuar që me vetura të bllokojnë rrugën për pelegrinët serbë.