GJ.G mashtroi për pasaporta bullgare, falsifikoi dokumenta dhe ju mori nga 2600euro!

Pre e mashtrimeve për të marrë një vizë apo pasaportë, janë një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë. ka paraqitur deri më tani dy shoqata jo qeveritare, inekzistente të cilat kishin mashtruar shumë persona, për një jetë më të mirë në Gjermani.

Personi për të cilin sëfundmi kanë dencuar lexuesit tanë në , është Gj.G nga Ohri i cili ju ka premtuar qytetarëve , nxjerrjen e pasaportave bullgare për vetëm dy muaj. Por siç shprehet denoncuesi O.I se nga dita që ju ka premtuar, kanë kaluar më shumë se pesë muaj, dhe personi që duhet t’i kontaktonte, ata të njëjtit nuk mund t’i qasen. Tre nga denoncuesit janë nga Dibra, dy na Kërçova dhe tre nga Ohri. Teksa shuma që ju merrej për një pasaportë të tillë, varionte nga 1000 deri në 2600 euro.

I njëjti person për t’ua zgjatur pritjen e rrejshme, ka falsifikuar edhe dokmentacione të shtetit bullgar, duke ju ka degruar e-mailia të rrejshëm për ecjen e procedurave.
Por personat që ranë pre e këtij mashtrimi, e hetuan këtë, filluan që personalisht të interesohen, për vërtetësinë e dokumentave të dërguara nga insititucionet bullgare. Ato vërtetuan se të njëjtat dokumenta në shtetin bullgar janë të regjistrua në sistem me emra tjerë.

Edhe pse të njëjtët janë denoncuar në polici, si në rastin e mashtruesit nga Tetova dhe Shkupi, policia ende nuk ka marrë masa për këtë.

MPB e pyetur nga portali se a po i hetojnë këto denoncime, MPB na ktheu përgjigje se po punojnë për të njëjtën dhe do të kemi informata ditëve në vazhdim.
Pa Censurë do të vazhdojë të trajtojë, këtë zinxhirë mashtruesish!

http://www.pacensure.com/2018/04/15/vazhdojne-denoncimet-per-mashtrim-ka-mashtruar-10-te-rinj-shkupjani-me-seli-tek-mavrovasja-2/