Duke shtjelluar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir tha se raporti konstatoi se kushtet në burgje mbeten të këqija, përcjell TV21. Gir tha se institucionet nuk kanë ndjekur rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalim të Torturës.
“Kushtet në burgje ende janë të këqija, posaçërisht në Idrizovë. Nuk ndiqen rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalim të Torturës”, tha Gir./tv21.tv