Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gigi ka zbuluar se para se të bëhej pjesë e këtij formati gjigant të televizionit, ka nisur një lidhje të dashurie. Por, sipas Gigit, gjithçka kishte nisur pasi ajo kishte marrë vendimin që të bëhej pjesë e kastit të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
“Unë e kisha marrë vendimin të vij këtu. E njoha më pas. Nuk kisha shanse dhe s’doja ta anuloja këtë, po mendoja për veten. Është e rrezikshme kur ke pak kohë, se thua se ‘mund të shuhet shumë shpejt’, por mua këtu më është ndezur më shumë”, ka thënë Gigi.