Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio zyrtarisht cift

Pas shumë spekulimeve, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio thuhet se janë zyrtarisht në lidhje. Lajmi u konfirmua nga burime të afërta të dyshes të cilët treguan se ata ndihen shumë mirë me njëri tjetrin.

” Leo e ka admiruar gjithmonë Gigi. Ai mendon se ajo është e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur. Një vajzë e kulturuar dhe e arsimuar. Atij i pëlqen shumë fakti që ka një fëmijë dhe është e pjekur. Leo dëshiron të jetë me dikë që ka të njëjtat ide për kauza të mira dhe pikëpamje politike si ai. Miqtë e tyre janë të lumtur t’i shohin së bashku, edhe pse shumë prej tyre i kapi në befasi”.

Thashethemet për një romancë nisën në fillim të këtij muaji pasi u panë së bashku në një festë në New York. Në atë kohë,cifti thuhet se ishin ulur në të njëjtën tavolinë, me foto që tregonin të dy duke biseduar.Para Gigi Hadid , DiCaprio ishte i lidhur me modelen Camila Morrone. Ata i dhanë fund lidhjes 4 vjecare në gushtë të këtij viti. Ndërkohë,modelja është ndarë nga Zayn Malik për pak më pak se një vit. Ata kanë së bashku vajzën dyvjeçare, Khai./Lapsi.al