Personat që përdhunuan në grup dhe më pas vranë një studente të shkëlqyer, janë dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi ka bërë që galeria të shpërthejë në duartrokitje dhe gëzim. Gjyqi ndaj tyre është cilësuar si gjyqi më i rëndësishëm me mbulim mediatik të jashtëzakonshëm në mbarë botën.
Studentja Hannah Cornelius u përdhunua dhe më pas u vra barbarisht nga katër persona me ngjyrë në Afrikën e Jugut. Geraldo Parsons, 27 vjeç, Vernont Witbooi, 33 vjeç dhe Eben van Niekerk, 28 vjeç u dënun për përdhimin, vrasje, rrëmbim, grabitje dhe tentativë vrasje. Të tre u dënuan me nga dy dënime të përjetshme secili. I katërti, Nashville Julius, 29 vjeç, u dënua me 15 vite burg për grabitje dhe 7 vjet për rrëmbim.
Në gjyq ka dëshmuar edhe babai i studentes së shkëlqyer, Hannah Cornelius.
Willem Cornelius tha se nuk i ka dëgjuar seancat e mëparshme. “Nuk mund të duroja,” tha ai. Cornelius tregoi se si gruaja e tij nuk e përballoi dot humbjen dhe një ditë u fut në det dhe u zhduk mes dallgëve.
Kurse halla e vajzës, profesoresha Eleanor Cornelius tha se ka mbetur e tronditur pasi të akuzuarit qeshin vazhdimisht në seancë. “Sikur kanë bërë një prapësi të vogël”.
Në seancën e para pak ditëve, juria dëgjoi se si Hannah Cornelius kishte bërë rezistencë pasi autorët kishin tentuar ta përdhunonin sërish. Sipas prokurorisë, ata i kanë marrë mbathjet asaj si shenjë triumfi.
Së fundmi raportohet se një nga personat e akuzuar për sulmin barbar ndaj studentes Hannah Cornelius kishte perla plastike në penisin e tij, çka e ka bërë përdhunimin edhe më të dhimbshëm. Geraldo Parsons tha se perlat në penis i kishte si pjesë e kulturës së tij, por ekspertët thonë se kriminelët i vendosin që ta bëjnë dhimbjen tek femrat më të fortë.
Krimi i tmerrshëm ndodhi në maj të vitit të shkuar kur Hannah po linte një mikun e saj student, Cheslin Marsh, tek shtëpia e tij. Atë e morën në makinë dhe pasi e përdhunuan, e vranë. Guri me të cilin e goditën është paraqitur në gjyq si provë.
Një nga të akuzuarit, Geraldo Parsons, 27 vjeç, pranoi se e kanë përdhunuar në grup dhe më pas e kanë vrarë studenten, edhe pse ajo iu lut që ta linin të ikte pasi bënë seks. Ai shpërtheu në lot në gjykatë teksa pranoi fajin. Ai shtoi se nuk donte ta përdhunonte studenten, pasi ka një të dashur dhe një fëmijë të vogël, por ‘e bëri gjithsesi’.
Të katërt sulmuan fillimisht studentin Cheslin Marsh, duke e lënë për të vdekur, përpara se të përdhunonin studenten Hannah. Ata akuzohen se e kanë goditur atë me thikë në qafë dhe më pas e goditën me gur në kafkë sepse refuzoi të dilte nga bagazhi i makinës.
Parsons tha se ata fillimisht kishin pasur për qëllim të vidhnin makinën e saj. Por më pas Vernon u tha se ajo ishte shprehur se mund të bënin seks me të, pastaj ta linin të ikte. Ai tregoi më pas se ai ishte i pari që e përdhunoi vajzën përpara se të bashkoheshin edhe të tjerët. Parsons tha se u tha djemve që ta linin të shkonte studenten, por ata e futën në bagazhin e makinës dhe e dërguan në një vreshtë aty afër.
“Ajo nuk donte të dilte nga bagazhi. Po mbahej fort tek makina. Nisi të kishte kriza paniku. Eben erdhi dhe e goditi me thikë. Gjaku nisi të rridhte. Më pas se si Vernon erdhi me një gur të madh në dorë. I thashë mos e vrit, pasi boll kemi vrarë Cheslin. Por ai e goditi në kokë”.