Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka të drejtë ta ndalojë hapjen e xhamive.
Sipas tij, nga ajo që është dëgjuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, është presion i drejtpërdrejtë mbi BIK-un.
“Si qenka e mundur që qeveria të lejojë organizimin e përgatitjeve për protestë nga VV në shesh me rreth 400 persona, ndërsa t’i ndalojë namazet e besimtarëve nëpër xhamitë e Kosovës”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij në Facebook.
Qeveria Kurti nuk ka të drejtë ta ndaloi hapjen e Xhamive!
E kam thënë dhe po e përsëris, qeveria Kurti është qeveria e padrejtësisë.
Qeveria Kurti nuk ka të drejtë ta ndaloi hapjen e Xhamive në Kosovë.
Nuk ka të drejtë të i kërkoi BIK-ut me ndalu hapjen e Xhamive në Kosovë.
Nga kjo çka dëgjuam sonte nga ministri Vitia është presion i drejtëpërdrejtë mbi BIK-un.
Deri me tani BIK-u ka kontribuar në mënyrën më të mirë për luftimin e pandemisë COVID-19.
Por tani si ministër i qeverisë të thuash se nuk ka kushte për hapjen e Xhamive, është presion i drejtpërdrejtë mbi BIK-un.
Si qenka e mundur që qeveria me leju organizimin e pregaditjeve për protestë nga VV-ja në shesh me rreth 400 përsona, ndërsa me i ndalu namazet e besimtarëve nëpër Xhamitë e Kosovës?
Këtë padrejtësi po e shohim për herë të parë 20 vite pas luftës nga qeveria Kurti