Gëzim Kelmendi: Turqit, shqiptarët, boshnjakët dhe romët janë një (bashkësi) Umet

Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shqiptarët kanë qenë më të privilegjuar në Perandorinë Osmane.

Ai ka thënë se në atë perandori, shqiptarët kanë mbajtur pozita të larta drejtuese.

Kelmendi, duke komentuar marrëdhëniet e sotme të turqve me shqiptarët, ka thënë se të dy popujt janë pjesë të një “umeti”, andaj shqiptarët kanë një pozitë të ndryshme në shoqërinë turke. Kjo falë edhe fesë.

“Turqit, shqiptarët dhe boshnjakët dhe romët janë një Umet. Umeti është tjetër nga kombi. Kombet e përbëjnë umetin”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se turqit investojnë në shumë sfera në Kosovë dhe janë shteti me më së shumti investime.