Gëzim Kelmendi: Po del në pah urrejtja që VV ka për islamin, 200 mijë vota i kanë marrë nga myslimanët


Shteti i Izrealit dje njoftoi se ka marrë vendim për njohjen e Kosovës. Kjo u bë e ditur në Amerikë, ku pala kosovare dhe ajo serbe nënshkruan marrëveshje ekonomike.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”.

Nga Lëvizje Vetëvendosje kishte reagime ndër të tjera edhe për faktin se Kosovës presidenti Trump iu referua si një vend islamik.

E kryetari i partisë fjala, Gëzim Kelmendi ka sulmuar zyrtarët e VV-së duke thënë se urrejtja për islamin që ekziston përbrenda kësaj partie ka filluar të dalë në pah.

Postimi i plotë:

Urrejtja për Islamin që ekziston në VV, ka filluar të del në pah!

Vetëvendosjes po i pengon fakti që presidenti i SHBA-ve Donald Trump e quan Kosovën shtet me shumicë muslimane.

Bile bile nga urrejtja që kanë ndaj Islamit nuk dijnë ta bëjnë dallimin mes vendit me shumicë muslimane dhe vendit islamik.

Sipas kësaj deklarate të VV-së, është e papranueshme dhe e dëmshme që Kosova të pasqyrohet si një vend islamik.

Këta të VV-së i kanë marrë ma shumë se 200 mijë vota nga muslimanët, ndërsa tani nuk ngurrojnë ta tregojnë urrejtjen ndaj Islamit.