Gëzim Kelmendi: Historianët janë munduar ta fshehin faktin, që Lidhja e Prizrenit u mbajt në xhami, pse?!

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është mbajtur në xhami.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ku po debatohet për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ka thënë se historianët vendorë janë munduar ta fshehin faktin se Lidhja u mbajt në xhami, përcjell Telegrafi.

“Si kanë pranuar historianë tanë të bien në një gënjeshtër të Komunizmit, se kinse Lidhja Shqiptare e Prizrenit është mbajtur në një objekt, duke mohuar rolin e xhamisë. Ai objekti që këta pretendojnë se u mbajt Lidhja e Prizrenit nuk mban as 20 persona, ndërsa Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit i ka pas mbi 118 delegatë”, ka thënë Kelmendi, duke specifikuar se Lidhja e Prizrenit u mbajt në Xhaminë Bajrakli.

Sipas Kelmendit, qëllimi i Lidhjes ishte mbrojtja e vilajeteve shqiptare dhe të dëshmohet besnikëria ndaj qeverisë së Sullatanit Abdyl Hamitit II.

“Mbrojtja e vilajeteve shqiptare, mi kthye tokat që ka marrë Serbia dhe Mali i Zi, dhe të rikthehet besnikëria ndaj qeverisë së Sullatani Abdyl Hamitit II”, ka shtuar Kelmendi./Telegrafi/