Kënga që publikoi reperi Gramoz Aliu- Mozzik u komentua e pati reagime të shumta. Teksti i këtij projekti muzikor flet për distancën me vajzën, mallin e raportin edhe me ish-gruan, Loredana Zefi. Vëllau i Gramozit, Getinjo me anë të një InstaStory pati një reagim për këngën ku e cilësoi Mozzikun si njeri me zemër të pastër.
“Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam. Të dua!”, shkroi ai.