Getinjo shprehet i revoltuar: Nuk jemi as seksistë e as rrugaçë, sepse kemi tatuazhe e bëjmë jetë të çrregullt

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka bërë një reagim të fortë publik me të parë që në një emision është diskutuar për tekstet e tij.

Ai ka reaguar pasi në debatin e zhvilluar në “Context” me temën “kufijtë e seksizmit” është marrë shembull një prej teksteve të këngëve të tij hit.
Bëhet fjalë për këngën “Lavire” të publikuar në vitin 2015, ku në studio teksti i saj është cilësuar si i papërshtatshëm.

Në disa reagime të bëra në InstaStory, Getinjo ka shkruar se duhet t’iu vijë turp që kritikohet estrada, në vend që të krenohen me sukseset e artistëve shqiptarë.

“Qysh mundeni ta gjykoni tekstin e një kënge dhe të pretendoni të dikujt të shtynë të bësh diçka nëse ti vet nuk dëshiron ta bësh? Shikoni Netflixin, keni shembuj sa të doni, seriale degjeneruese keni, shikojeni botën pak. Kurrë një herë nuk e bëtë një emision për të thënë ‘Shqiptarët po dëgjohen anë e mbanë botës’, respekt! Dy ditë shkolle s’i keni edhe at shkollë që e keni me zor të kryer. Kurrëfarë truri bre nuk keni, veç hajt të themi diçka, t’i dalim në krah problemeve shoqërore t’iu kapim këngëtarëve sende rende”, ka shkruar ndër të tjerash Getinjo.

Tutje, ai ka shkruar se ai dhe kolegët e tij nuk duhet të paragjykohen për jetën e çrregullt që bëjnë, pasi kjo jo me patjetër i bënë ata “rrugaçë”.

“’Çka bën shoqëria’ shkruhet në tekste nga poeti, këndohet nga këngëtari dhe lexohet ose dëgjohet nga njerëzit që jetojnë në këtë shoqëri! ‘Çka bën shoqëria’ shkruhet nga regjisori, filmohet, aktoret nga artistët! Krejt çka bëjmë ne, ju e keni bërë para neve. Çao”. Jo të nderuar jo! S’jemi rrugaçë ne ashtu qysh na bëni ju e qysh na shihni prej këndit tuaj. Pse kem tatuazhe e kem jetë të çrregullt nuk domethënë që jemi qenë endacakë se ashtu keni qejf me na pa disa disa! Turqp pse merrni shembull një këngëtare ose këngëtare për problemet që ndodhin në shqoqëri”, ka shkruar Getinjo në InsatStory.