Getinjo në Big Brother VIP Kosova: “Plasa prej kamerave, s’po mund ta puthë askënd”

Reperi i njohur Getinjo ka qenë shumë i përfolur që nga hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ai është përfolur për shkak të disa deklaratave të bëra, që kundërshtojnë faktet shkencore dhe historike. Sido që të jetë, mbrëmjen e së enjtes, ai arriti që sërish të marrë vëmendjen e publikut nga një lojë që zhvilluan mes vete banorët.

Bëhet fjalë për një lojë, ku ata duhej të zgjidhnin nga një fjalë dhe prej saj të krijonin rima. Atij i ra për hise fjala buzë, nga ku edhe më pas krijoi një varg me rimat: “Duke ndenjur këtu brenda po më shkojnë sytë veç në guzë, plasa krejt kamera s’po mundem ta puthë askënd në buzë”. Me të dëgjuar këtë, të gjithë banorët krijuan ovacione, duke e komplimentuar për përshtatjen që arriti t’ua bëjë rimave.