Getinjo merr kritika nga fansat në rrjetet sociale, arsyeja skandal


Kjo pasi ai fillimisht publikoi një fotografi ku shfaqej duke luajtur kazino, teksa vetëm pak më vonë një imazh të një pjate me hurme dhe llokume, për t’iu uruar agjërim të pranuar të gjithë atyre që po agjërojnë këtë muaj të Ramazanit. Kjo ka mjaftuar që atij në InstaDirect t’i arrijnë mesazhe të shumta ofenduese, për të cilat ai ka reaguar përmes një videoje të publikuar në InstaStory.

“Paramendo e publikova një fotografi me hurme dhe llokume dhe thashë: ‘Zoti jua pranoftë agjërimin njerëz të dashur, juve që keni agjëruar’ dhe shumë njerëz më paskan shkruar: ‘M*ti që je ti’, ‘ti po agjëron’, ‘ti kështu’, ‘ti po publikon fotografi nga kazino’, ‘mos publiko këso gjëra’ – çfarë dreqin definitvishr…po ju kuptoj se s’keni çfarë tjetër të më bëni, keni ecur”, ka thënë Getinjo përgjatë videos.

Si Getinjo, ashtu edhe Mozzik përgjatë gjithë këtij muaji kanë qenë të zeshëm në rrjetet sociale, duke qenë të kujdesshëm në urimin e agjërimit të lehtë ndaj fansave të tyre që agjërojnë këtë muaj.