Getinjo ‘habit’ me rrëfimet në Big Brother Vip Kosova: “Toka është e rrafshët”

Getinjo, është njëri nga banorët e “Big Brother VIP Kosova”. Ai po tregohet i shkathët me mendimet e tij të cilat po i ndan me të tjerët. Ditën e djeshme ai shpjegoi se sa beson në Zot, e sot ka folur për tokën. Getinjo u ka treguar banorëve se ai nuk e beson faktin se toka është e rrumbullakët. Sipas tij toka është e rrafshët. E kjo ide e tij është shpërndarë nëpër rrjete sociale.

“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë ai.