Gërvalla: Në pasaportën time si vendlindje gjithmonë figuron Shkupi

Kreu i diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla në vizitën e saj të parë në Maqedoninë e Veriut ka rrëfyer lidhjen e posaçme që ka me Shkupin, shkruan Alsat. Gërvalla ka theksuar se është e lindur në Shkup dhe se një pjesë të madhe të fëmijërisë e ka kaluar në Shkup.

“Për mua nuk është një vizitë e thjeshtë bilaterale, për shkak se në pasaportën time si vendlindje shkruan gjithmonë Shkup, jam e lindur në Shkup, fëmijërinë e kam kaluar, pushimet e verës i kam kaluar te gjyshi dhe gjyshja në Shkup. Jam e lidhur me këtë qytet, jam e lidhur me këtë vend”, tha mes tjerash Gërvalla.