Gërvalla: Maqedonia e Veriut partener strategjik i Kosovës

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka mirëpritur homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani. Ajo ka thënë se bisedat e tyre gjithmonë janë shumë të afërta dhe të ngjeshura meqë ka shumë tema që i bashkojnë. “Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut ndajnë interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e rajonit tonë. Fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësisë së mirë është përkushtim i yni që për ne s’ka tjetër alternativë.

Gërvalla ka thënë se Maqedonia e Veriut është partner strategjik i Kosovës. “Rreth tri vjet marrëdhënie ndërshtetërore kemi lidhur bashkëpunim në shumë fusha, vizita takime intensive në të gjitha nivelet. Këto përbëjnë atë që mund quhet model i bashkëpunimit rajonal dhe i fqinjësisë së mirë. Ky është demonstrim praktik i fqinjësisë së mirë dhe mund të thuhet se po japim kontributin tonë për të gjithë rajonin drejt afrimit të Ballkanit me BE-në”. Kryediplomatja ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e veriut po lëvizin drejt të njëjtit cak – BE-së.
“Këtë rrugë do ta bëjmë më të lehtë kur e bëjmë krah për krah”.

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/196877255406214