Gërkovska: “Letërnjoftimi dixhital do të ulë korrupsionin”

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë dhe njëherit kryetare e Këshillit Kombëtar për Transformimin Digjital të Shoqërisë, Slavica Grkovska, në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat, theksoi se implementimi i letërnjoftimeve elektronik do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si kemi funksionuar deri tani dhe do të zvogëlojë mundësinë e mitos dhe korrupsionit.

“Kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në uljen e korrupsionit, sepse reduktimi i kontaktit fizik gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët në mënyrë të pashmangshme zvogëlon mundësinë e korrupsionit. Edhe për ofertën edhe për marrjen e ryshfetit, pashmangshmërisht çon në funksionim më transparent dhe efikas të institucioneve, dhe në fund e gjithë kjo shpie në ndryshimin e mënyrës së funksionimit”, deklaroi Grkovska. /Alsat