Pas protestës së mbrëmshme në Hasanbeg, edhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski foli rreth ngjarjes.
Ai tha se ka qenë obligimi i tij që ta qetësojë situatën.
“Dua ta sqaroj situatën në Hasanbeg për të gjithë ata që nuk e kuptuan deri në fund. Është e vërtetë se në Hasanbeg u shkel ora policore nga një grup qytetarësh. Unë si kryetar komune dola në vendngjarje për ta qetësuar situatën që të kthehet në normalitet, pa incidente shtesë”, shprehet Gerogievski.
Ai bëri të ditur se tre persona janë dërguar në stacion policor në bisedë informative.
“Nuk është e vërtetë se personat janë sulmuar fizikisht nga policia”, tha Gerogievski.