Georgievska: “Me rritjen e pagës minimale rritet produktiviteti dhe punësimi”


Deputetja nga radhët e LSDM-së sot në Kuvend tha se me arritjen e marrëveshjes së sindikatve me punëdhënësit në lidhje me rritjen e pagës minimale, po realizohet masa që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmon standardin jetësor të punëtorëve. Ajo theksoi se me ndryshimet e ligjit për pagë minimale, një numër i madh i punëtorëve do të marrin 18 mijë denarë, ose 61.8% nga paga mesatare në Maqedoni dhe rritja neto për këto punëtorë do të jetë rreth 45 euro më shumë.

“Gjatë periudhës 10 vjeçare, që kur kemi pagë minimale, nuk me ulje të papunësisë, por rritje të vazhdueshme të punësimit. Nuk ka efekte negative, përkundrazi, me rritjen e pagës minimale rritet produktiviteti dhe ekonomia”, tha Gerogievska.
Sipas saj, kur rritet paga minimale, firmat janë më produktive, ndërsa kur rritet paga minimale, punëtori është më i kënaqur dhe më i motivuar.