Genta Ismajli po pret binjakë!?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej muajsh ndodhet në pritjen e ëmbël.
Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë në vetëm pak muaj në ardhje.
E teksa e shijon procesin e shtatzënisë, Genta ka qenë e kujdesshme që ta mbajë sa më larg syrit të mediave këtë periudhë.

Mediat kanë mësuar se këngëtarja nga Gjilani është në pritje të jo një, por dy foshnjave, gjinia e të cilëve është një vajzë dhe tjetri djalë. Ajo dhe biznesmeni turk do të mirëpresin në jetën e tyre binjakë, teksa shumë shpejt pritet të organizojnë edhe një festë ‘baby shower’ për dy foshnjat në ardhje.
Angazhimi në jetën e saj private ka ndikuar që ta lërë këngëtaren edhe pak më anash muzikës, pasi ka kohë që Ismajli nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.