Genc Prevulaj
Nese marrim masa vetem atehere kur identifikohet rasti i pare me Coronavirus, eshte njelloj si te armatoset nje vend vetem kur shpertheje lufta.
Ne mediat e Kosoves nuk shoh asnje videospot sensibilizues se si shperndahet semundja ose cilat jane masat mbrojtese.
Nuk kemi ndaluar hyrjen e shtetasve te huaj qe vijne nga zonat e kuqe si Italia.
Nuk kemi ndaluar manifestimet publike qe mbledhin shume njerez
Ndersa njerezit marrin masa per furnizim shtese me gjera ushqimore, tek ta nuk sheh doreza, maska dhe vazhdojne te rrijne grumbull lokaleve dhe kudo tjeter.
Kjo nuk eshte shperndarje paniku, jane veprime qe shtetet dhe shoqerite normale i kane marre me kohe.
Dhe ne vazhdojme me statuse humori, konspiracioni global dhe supozimi se “neve shqiptareve sna gjen gje” .
Ja ku jemi ne raport me shoqerite e zhvilluara.
Ja diplomat tona sa te vlefshme jane.