Genc Prelvukaj thirrje krerëve të dy shteteve shqiptare

Shkruan Genc Prelvukaj:
Sipas atyre që jetuan pas be*tejës, shtatë pl*agë lu*fte e kishin afruar pranë vd*ekjës, por nuk e kishin gjunjëzuar krenarinë e tij. Ky ishte Jakup Ferri, emër që më pas do të kthehej në sinonim të frikës për kolonë e pu*shtues sllavë, të vendosur dhu*nshëm në territoret e populluara nga shqiptarët.

I lindur me 1832, në një familje me ndikim të madh në Plavë, Jakup Ferri vite më vonë, ishte vënë ne krye të ushtrisë shqiptare në be*tejën e Nokshiqit, duke drejtuar operacionet lu*ftarake të saj. Bie heroikisht në fushëbe*tejë, por trashëgimia e tij jetoi njësoj, përmes të bijve dhe nipave të tij.

Për fat të keq, Jakup Ferri nuk është nderuar me titullin e Heroit Kombëtar as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Në Prishtinë ka një emër rruge por shumë periferike, përderisa emra si Kosta Novakovic dhe të ngjajshëm (pa nënvlerësuar asgjë), janë në qendër të qytetit.
Kësisoji, krerët e dy shteteve shqiptare, duhet ta marrin në shqyrtim dekorimin e tij. E kemi detyrë dhe duhet ta kemi për nder, ti japim vendin e merituar.