Genc Prelvukaj reagon ashpër ndaj ftesës së këngëtarit serb në Festivalin e Bi*rrës në Korçë

Pas një njoftimi nga disa organizatorë në qytetin e Korçës në Shqipëri, ku thuhet se këngëtari serb Goran Bregoviç është ftuar në Festivalin e Bi*rrës në Korçë, ka ngjallur shumë reagime tek shqiptarët e më së shumti në Kosovë. Së fundmi, edhe këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ka reaguar ndaj kësaj.

Ai ka shkruar një postim në rrjetin e tij social në Facebook ku thotë se “Të gjitha këto veprime janë të gabuara pa përjashtim”. Përveç ftesës së këngëtarit serb në Festivalin e Bi*rrës në Korçë, ai ka përmendur edhe favorizimin e produkteve serbe në Kosovë, flamujt serbë në lokalet në Durrës, pjesëmarrjen e shqiptarëve në koncertet e këngëtarëve serb e disa të tjera…, gjëra të cilat Genci nuk i pranon dhe se duhet ta kuptojmë që nuk arsyetohet një gabim përmes gabimit tjetër.
Por mbi të gjitha ai nuk përjashtoi mundësinë se këto gjëra mund të ndryshojnë me kohën por tha se shumë prej këtyre gjërave nuk mund të trajtohen lehtë.