Genc Prelvukaj: “Prizreni nuk mund të jetë qytet historik nëse lejon trajtim të tillë të figurave historike”

Në Prizren ende vazhdon të qëndrojë në këmbë shtatorja e shpërfytyruar e Skenderbeut. I paraqitur si mongoloid, kockë e lëkurë, i shëmtuar dhe me probleme anatomike, kjo përbën ofendim të rëndë për të gjithë shqiptarët. Prizreni nuk mund të jetë qytet historik nëse lejon trajtim të tillë të figurave historike. Pastaj qyteti i besëlidhjes shqiptare nuk mund ta vendosë e ta mbajë Skenderbeun në periferinë e skajshme të saj.

Kohë më parë, diku në Kashar të Tiranës është gjetur një portret përçmues i Skenderbeut. Me bisht, organe gjenitale jashtë dhe i deformuar. Nuk e di as autorin e as kohen, por duket që ishte realizuar (bazuar në urrejtjën fetare) për të ulur dhe përqeshur figurën dhe lavdinë e tij, aq thelle të rrënjosur në kulturën etnike të shqiptarëve.

Druaj që një sektë e ngjajshme, qëndron në krye të Prizrenit. Ka mentalitet të përafërt me autorët e Kasharit, vetëm se këtu emrat dihen. Premtuan ta largojnë sa më parë, por nuk e bënë sepse është në përputhje me qëllimet e tyre. Nuk ka spjegim tjetër të besueshëm. Ndërkohë, se fundi është shqetësues sa ka fituar terren neotomanizmi, në kurriz të elementit shqiptar brenda këtij qyteti.
Prizreni duhet ta ushqejë dhe mbrojë me fanatizmin më të madh shqiptarizmën e saj.