Geer: “Maqedonia e Veriut duhet të vendos nëse do ta pranojë ose jo propozimin francez”

Evroambasadori David Geer në fjalimin e tij në forumin “Ballkanin perëndimor dhe BE në vitin 2022: çka vijon”, tha se është e qartë se diskutimi nëse të vazhdohet me këtë propozim të rishikuar francez apo jo, është në duart e këtij vendi. Nuk është tek BE-ja, nuk është tek Presidenca, as tek ndonjë anëtare tjetër të BE-së. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se vendi duhet të pranojë çfarëdo propozimi ose propozimin e rishikuar francez.

“Vendi duhet të vendos, por kjo nuk është faktor në zgjedhje dhe kjo zgjedhje të bëhet me qetësi dhe me diskutim. Propozimi është gjithsesi kompromis, shumë kemi dëgjuar për këtë kompromis, disa vlerësime janë korrekte, disa larg së vërtetës”, deklaroi Geer. Ai thotë se debati publik është i vështirë dhe emotiv dhe vlerëson se është bërë dëm që deri tani ka vonesë në përparimin e procesit aderues.

“Vërejtjet që dëshiroj t’i shpreh nuk janë të dedikuara të bëjnë presion ose të krijojnë fotografi të rrejshme ose të bëjnë diçka tjetër përveç se të tentoj të japë sqarim , pasi debati publik është shumë i vështirë dhe u bë shumë i polarizuar që qartë është për keqardhje. Këtë diskutim duhet ta fillijmë nga ana e BE-së, po ashtu, duke e pçranuar disa lëshime. Ëshët bërë dëm pa dyshim për shkak të vonesave në avancimin e e procesit aderues. Pas Prespës, ishte arritje e madhe3 hyrja në NATO”, tha Geer duke potencuar se vendi ka arritur përparim të madh, por BE-ja nuk dha hapje të negociatave dhe kjo ka sjellur deri në frustracion dhe mosbesim në opinion në tërë këtë proces.