Geer: “Èshtè e qartè, gjuha maqedone nuk kushtèzohet nè asnjè rast”

Euro-ambasadori i BE-sè nè Maqedoni, David Geer ka shkruar nè Twitter pèr ngjarjet e fundit nè Maqedoni, duke dashur tè sqaroj qèndrimin e BE-sè nè protokollin e propozuar nga Franca pèr zgjidhjen e problemit bilateral nè mes Bullgarisè dhe Maqedonisè sè Veriut.

“Mirèpres vazhdimin e konsultimeve pèr propozimin e rishikuar tè prezantuar nga Franca nè Europe2022”

“Shpresoj se i gjithè procesi do tè jetè i frytshèm, duke shtruar rrugèn e negociatave tè BE-sè me Maqedoninè e Veriut. Èshtè e qartè, pasi gjuhès maqedone nuk i referohet asnjè kualifikim shtesè”

Pèrndryshe Geer ka reaguar edhe ndaj pretendimeve tè opozitès se BE-ja ndihmon nè asimilimin e popullit tè Maqedonisè sè Veriut./Telegrafi Maqedoni/