Gecaj i PDK’së: A jeni për ruajtjen e shtetit apo që ta sfidoni e çmontoni atë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Gecaj, ka ngritur një pyetje ndaj qytetarëve, se a janë për ruajtjen e shtetit apo ta çmontoni dhe sfidoni atë. Në një postim në Facebook, Gecaj ka ngritur një pyetje ndaj votuesve dhe qytetarëve të Kosovës.

“A jeni që ta sfidoni, çmontoni dhe demoloni sistemit apo jeni për ruajtjen e shtetit”, ka shkruar Gecaj.
Sipas tije në Kosovë, votuesi ka vetëm një adresë për këto probleme dhe një zgjedhje e ajo është Partia Demokratike e Kosovës(PDK).

“Tani e tutje vetëm PDK mund ta ndalojë këtë punë, për fat të keq të tjerët tani janë dorëzuar, votues te partive të tjera, PDK është adresa, ka shkruar Gecaj.
Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/arben.gecaj.12/posts/1656076991244413