Gazifikohet spitali Kumanovës

Me gazifikimin e Spitalit të Kumanovës zgjidhet një problem shumëvjeçar dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe rrethinës.

Në bashkëpunim me SP Kumanovë, ky investim do të ketë efekt të rëndësishëm pozitiv për mjedisin, përkatësisht për cilësinë e ajrit. Gjithashtu ai mundëson lehtësim financiar për institucionin që do të jetë në gjendje të riorientojë fondet për investime dhe projekte të tjera.

Bëhet fjalë për investim prej rreth 20 milionë denarë. Fondi është siguruar nga buxheti.

Po ashtu, në Spitalin e Kumanovës, përmes projektit IPA të Bashkimit Europian, u sigurua dhe u vu në funksion sistemi më i ri bashkëkohor i tomografisë kompjuterike, i cili e fuqizon dukshëm diagnostikimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve që në disa raste mund të jetë vendimtare për të shpëtuar jetën e dikujt, shkruan Bekim Salii në Facebook.