Gazi Babë, asnjë projekt për shkollën në Idrizovë

Kreu i Gazi Babës, Boban Stefkovski ka përsëritur se në institucionin që ai drejton nuk ka gjetur asnjë projekt që ka të bëjë me ndërtimin e shkollës fillore në Idirizovë. Sipas Stefkovskit, projekti i prezantuar para banorëve të Idirizovës nga ish kreu i kësaj komune, Boris Georgievski ishte projekt i një shkolle tashmë të ndërtuar në këtë komune e që nuk përshtatet me numrin e nxënësve në Idirizovë. Stefkovski paralajmëroi bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për zgjidhjen e këtij problemi.