Gazetarja shqiptare ndjek komentuesin që shkroi se “përdhunimi është serum” (VIDEO)

Një gazetare shqiptare në rrjetin Piranjat ka publikuar një video e në të cilin provon të marrë mendim fytyrë-më-fytyrë mbi përdhunimin nga një qytetar që ishte shprehur në mënyrë të papranueshme përmes tastierës.

“Nuk ka vdekur njeri nga përdhunimi. Përdhunimi është si serumi… të pastron enët e gjakot… është i vështirë po i shëndetshëm.” – ishte komenti i këtij personi me emrin Adriatik Sadiku. Ky i fundit përballet direkt nga gazetarja shqiptare që në një moment shihet edhe derisa e ndjek vrap komentuesin në Facebook.

“Pas tastierës, thonë shumë gjëra por ja…” – dëgjohet derisa thotë gazetarja, që më pas fillon ndjekjen. Edhe në Kosovë, ditët e fundit bëri bujë një rast i sulmit seksual në Pejë nga një qytetar me emrin Flori Beqiraj ndaj një qytetareje me emrin Mrika Nikqi. Edhe në këtë rast, kishte plot persona që i dolën në mbrojtje të dyshuarit për sulm seksual.
https://www.instagram.com/reel/CjNVlWtDRBo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ac85abd9-1934-4a33-87a6-2b94e041552e