Gazetarit të njohur i ndodh e papritura në Sarandë

Gazetari Artur Zheji është përballur me një suprizë të pakëndshme në qytetin bregdetar të Sarandës. Qesen e mbeturinave që e kishte lënë te dera e pallatit e ka gjetur mbi automjetin e tij. Për shkak se nuk i ka dërguar në vendin e duhur, në koshat që janë caktuar nga pushteti vendor, mbeturinat kanë përfunduar mbi “Range Rover”-in e tij, ashtu siç shihet në foton e mëposhtme.