Gazetari Vullnet Krasniqi: Mi kanë ofru 50 mijë euro me thonë që jam kthy në fe

Gazetari Vullnet Krasniqi ka rrëfyer se si i janë ofruar një shumë prej 50 mijë euro, për që siç ka thënë ai “të kthehet në fe”.

Krasniqi në një emision televiziv në RTV Dukagjini ka thënë se dy hoxhallarë ia kanë bërë këtë “ofertë”.

“Janë dy hoxhallarë, po nuk muj me i përmend emrat…Pas Feros e sene më kanë ofru merri 50 mijë euro dhe dil thuj që je kthy në fe e që i ke ra pishman për gjithçka çka ke ba deri tash”, ka rrëfyer Krasniqi.

Kujtojmë se gazetari Krasniqi në gusht të këtij viti ishte sulmuar ndërkohë që po përcillte një protestë të thirrur kundër Dokufestit në Prizren.

Për këtë rast ishin arrestuar dy persona dhe ishte suspenduar një rreshter i policisë për mosreagim.