Gazetari Vrangalla: Ministria mos manipulojë me numrin e të vdekurve nga koronavirusi

Gazetari Vrangalla ne rrjetin e tij social i revoltuar me shifrat dhe vdekjet ne vend i eshte drejtuar minitrise te shendetsise te mos manipuloje me numrat e te vdekurve

Ja çka shkruan ai:

Lutet Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë që të mos manipulojë me numrin e të vdekurve nga #Covid19. Del dhe njofton për 2 pacientë që kanë humbur jetën, njëri (70 vjeçar) që ka vuajtur nga hipertensioni dhe zemra e dobët dhe më pas, shton ministria, rezultati i tij ende nuk është gati. Ndërsa pacienti tjetër (68) ka vuajtur nga hipertensioni. Pra për të dy pacientët nuk ka fakte se kanë vdekur nga koronavirusi. Atëherë përse i katapultoni këto shifra në kuadër të shifrave që publikoni për rastet e reja me virusin e dreqit?