Gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë në rrjetet sociale


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se gazetari, Vehbi Kajtazi, ka pretenduar për një numër të madh kërcë*nimesh, mbi 100 që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth ‘Grupit të Kumanovës’.

AGK-ja ka dënuar fuqishëm kërcë*nimet me jetë ndaj Kajtazit dhe ka ftuar Policinë e Kosovës “që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai”. “Prej asaj dite kam marrë qindra kërc*ënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërc*ënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione.

Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërc*ënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.