Gazetari tetovar i përgjigjet Valon Sylës: Po këta të ëmbëltoreve dhe bozave, këta jemi ne tetovarët

Rruga Tetovë-Prizren duhet të bëhet edhe atë bile më shpejtë për inat të analistëve të Kosovës. Ditëve të fundit, pasi e kanë bërë bërllog skenën mediatike në Kosovë, po mundohen të fusin hundët edhe këndej në oborrin tonë.

Këta janë analistët e Kosovës, që ndër vite kanë qenë kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit, e sot vajtojnë për ata duke sharrë Albin Kurtin. Madje, qëndërimet e Valon Sylës dhe të Ron Gjinovcit, kundër rrugës Tetovë-Prizren, nuk duhet që të na habisin. Kjo gjeneratë e llojit të tyre, është rritur pa asnjë therrë në këmbë. Ata janë rritur dhe edukuar në shkollën e rrugës e cila jo vetëm që ka për qëllim të zhbëjë indin e pastër shqiptar, por ka për qëllim që njëherë e përgjithmonë të shkëpusë rrënjët e Shqipërisë dhe të Kosovës, duke e faktorizuar kosovarizmin si komb.

Po, nëse ju dëshironi ta bëni këtë jeni të lirë, por, atëherë prodhoni një gjuhë të re, ashtu siç jeni duke e humbur shkronjën Ç. Por, ju duhet të hiqni dorë nga shkronja LL, DH dhe Ë.Këta janë shkronja të pastra shqipe, e ju duhet të zbuloni shkronja tjera. Zbuloni tradita tjera, zbuloni flamur tjetër, zbuloni himn tjetër, zbuloni abetare të re, zbuloni histori të re, por as mos ju shkojë mendja që të përvetësoni Isa Boletinin e Hasan Prishtinën. Bëjeni historinë tuaj, me komunistët e Jugosllavisë, e keni Fadil Hoxhën dhe pasues të tij plot.

Pra, ky mentalitet që tenton të dominohet, ndoshta ka të drejtë të krijojë komb të ri, por jo në kurrizin e kombit tonë shqiptar. Kurse, sa I përket rrugës Tetovë-Prizren, duhet t`ua rikujtoj një fakt, që ju gjenerata e pasluftës nuk e dini, se në të kaluarën tregtia më e madhe mes Prizrenit dhe Tetovës është bërë përmes rrugëve të Malit Sharr.

Ka ende dëshmitarë të gjallë që e dijnë mirë këtë fakt. Kur, ata me kuaj kanë mundur të bëjnë tregëti, pse sot mos ketë rrugë modern sot. Po, jam krenar me ëmbëltoret dhe çajtoret e Tetovës. Jam krenar me bozën e Tetovës por jam krenar edhe për Kosovën, sidomos tokën, që e dua shumë, se sa për sojin tuaj, nuk jam krenar. Jam krenar me traditën time shqiptare, jam krenar me gjuhën time shqipe, jam krenar me flamurin tim kombëtar, me identitetin, me kulturën, me këngën, me vallen dhe mbi të gjitha jam krenar se askush nuk ma konteston këtë.

Askush nuk mund të më thotë se nuk jam autokton, nuk jamë shqiptar, ose për histori të vjedhur e kështu me rradhë. Dhe kjo do të na duhet të na bëjë krenarë. Përmes ofendimit që ua keni bërë mjeshtërve që u thoni bozaxhi, ju nuk ofendoni vetëm ata, por ofendoni tetovarët. Kush janë tetovarët.

Ta them unë ty Valon Syla. Tetovarët janë ata që të strehuan ty dhe qindra e mijëra të tjerë. Tetovarët janë ata që dhanë gjithçka që Kosova të jetë aty ku është sot. Po, po, madje më shumë kanë bërë se sa flitet dhe sa dihet. I gjithë rajoni nga Jazhinca e deri në Strugë ka qenë I mobilizuar që asnjë shqiptar i Kosovës mos mbetet rrugëve, mos mbetet pa streh e bukë dhe shërbime mjekësore.

Po ta përmend bukën se sot mendimet e tua janë në një vijë me të maqedonasve dhe serbëve.

Po, Valon Syla, po këta të ëmbëltoreve dhe bozave, këta jemi ne, këta që kërkojmë rrugën Tetovë-Prizren. Po, Valon, ne jemi këta që sot sipas statstikave, aq shqiptarë të Kosovës sa shkojnë për të vizituar Shqipërinë ku lënë me mijëra euro, aq shqiptarë (bozaxhi) shkojnë në Kosovë ku lënë mijëra euro. Si shkojnë këta tetovarë, vetëm ata e dijnë.Në kufirin në Jazhincë rradhët janë të gjata të pritjes për të shkuar në Ferizaj e Prizren.

E kur kalon kufirin të pret rruga e Sharrit e cila me vite nuk është mirëmbajtur dhe duhet të kalosh përmes Prevallës për të arritur në Prizren. Nuk janë të paktë edhe nga ana e Kosovës që vijnë këtu në Tetovë. Madje, ke harruar se ende ka shumë prej Kosove që studiojnë në Tetovë, në dy universitete, kurse mos flas për tregëti. Të jesh kundër kësaj rruge është të jesh kundër Tetovës. Ndryshe, nuk ka.

Shihe oborrin tënd, atje KOPALLAT janë më të mëdha se këtu tek ne. Pra, nuk ka projekt ose iniciativë shqiptare të keqe që kundërshtohet nga sllavët. Nëse kundërshtohet nga Sllavët ta dini se është iniciativë e mirë. Fatkeqësisht sllavët kanë përkrahës në mesin e shqiptarëve të Kosovës si lloji i këtyre.

(Qëndrime personale dhe jo të redaksive ku unë punoj)