Gazetari Syla pas goditjes me veture nderron jete!

Para pak çastesh është ndarë nga jeta gazetari Hysni Syla, i cili një ditë më parë u godit nga një veturë në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin për vdekjen e gazetarit e ka konfirmuar për Gazetën Express Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Para rreth 30 minutash ka vdekur. Ka qenë në politraumë, gjendja e tij ka qenë e rende dhe ka pësuar lëndime në krejt trupin”, tha Syla për Express.

Sipas policisë, gazetari Hysni Syla, ishte në cilësinë e këmbësorit.

Ndërsa, pas aksidentit është arrestuar shoferi i veturës i cili dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar nga pakujdesia.

Policia njofton se me vendim të prokurorit shoferi është dërguar në mbajtje.