Gazetari: Samir Mane përfundon në SPAK, u pyet për 5 orë nga prokurorët

SPAK është duke “qepur” disa nga dosjet më të bujshme të korrupsionit në vend duke futur pas hekurave politikanë të njohur, kurse nën hetim janë edhe figura si Sali Berisha, por pas 30 vitesh anarki në vend bën që prokurorët të jenë të detyruar ta kenë ditën “48 orë”.

Gazetari Denis Dyrnjaja ka njoftuar pak më parë përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, se një ndër personazhet e njohur që janë thirrur në SPAK është dhe biznesmeni Samir Mane. Sipas gazetarit, Mane është marrë në pyetje për pesë orë nga prokurorët e SPAK.

“Askush, as nga drejtuesit e as nga te ftuarit (në emisione sh.r) se përmendën këtë zhvillim se njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Zamir Mane është thirrur në SPAK e ka qëndruar para hetuesve për plot 5 orë”, shkruan gazetari në rrjetin social Facebook.