Gazetari Rahim Husejni: “Komuna më e lënë pas dore ajo e Tearcës, asnjë program me të cilin garojnë kandidatët”


Gazetari Rahim Husejni ka kritikuar katër kandidatët për kryetar komune të Tearcës ai shkruan: “Komuna më e lënë pas dore, Komuna e Tearcës ka 4 kandidat për kryetar komune nga 4 partitë shqiptare. As nuk kam pa e as nuk kam dëgju se ndonjëri ka realizuar takime me grupe të interesit për problemet dhe nevojat e tyre në këtë hapsirë, nga ku ndonjëri do të kishte program me të cilin do të garonte. Nuhi Neziri, Nazim Taipi, Daut Memishi dhe Daut Emini, asnjëri nga kandidatët nuk ka publikuar program me të cilin garon në zgjedhje. Kjo i bie se edhe 4 vitet e ardhshme cilido që fiton do vazhdoj komunën ta udhëheq si “Mesna Zaednica”.

Ma gjalle djema, dilni pak në terren shifni kërkesat e njerëzve, krijoni ekipe profesionale, bëni planesi do e nxirni prej balte komunen. Ma gjallë pak. Qytetarët kanë nevoj të votojnë programet, jo facat e juaja të rregulluara me photoshop të ngjitura nëpër bandera.”