Gazetari ngre pikëpyetje nëse foshnja e gruas që u vra sot në QKUK ka mundur të shpëtohet

Gazetari që raporton për sektorin e shëndetësisë, Bujar Vitija ka hapur temën nëse foshnja e gruas shtatzënë që është vrarë sot, ka mundur të shpëtohet.

Ai ka dhënë një shembull se si mjekët kishin arritur ta shpëtojnë një foshnjë nëntëmuajshe që gjendej në barkun e një nëne që ishte qëlluar tragjikisht me armë në Detroit të SHBA-së në vitin 2013.

Vitija ka thënë se vlerësimi nëse fëmija ka mundur të shpëtohet edhe në rastin e gruas 35 vjeçare Hamide Magashi, duhet të bëhet nga profesionistët.

Ai ka thënë se mjekëve kosovarë nuk duhet t’u bëhet gjyqi publik për këtë rast.

Vitija ka shkruar:

– Dilemes se ngritur nese mjeket eshte dashur te bejne perpjekje per shpetimin e foshnjes, i pergjigjen me se miri profesionistet.

Une nuk e di se si ka ndodhur rasti dhe cilat kane qene reagimet e mjekeve ne ato momente. Pas sa minutave kane dal ne vendin e ngjarjes? A kane dal menjehere apo jo? Meqe nuk eshte derguar ne salle, a ka mundur te konfimohet vdekja e foshnjes aty per aty me stetostkop (pinardit) pas konstatimit te vdekjes se nenes? Nese po, si eshte konstatu? Me stetostkop te pindardit? A e kane permbushur mjeket betimin ne kete rast?

A ka raste te ngjashme ku eshte shpetuar foshnja?

– Po, linku me poshte po tregon se qysh mjeket kane arritur te shpetojne foshnjen e nje gruaje shtatzene e cila ishte qelluar me arme. Rasti madje ishte edhe me i veshtire sepse nuk ka ndodhur afer spitalit.

Urgjenca e ka dergu nanen e vdekur me shpejtesi ne spital dhe mjeket i kane dhene oksigjen nenes, sepse sipas ketij raportimi, oksigjeni mund te qarkulloje tek foshnja permes kordonit umbilikal.

“Bebet mund te rikthehen shpejte”, po thote mjeku i rastit. “Kam pare shume gra te vdekura ne aksidente dhe foshnjat kane shpetuar”.

Shpresoj qe keto dilema te sqarohen nga ata qe e kane pergjegjesi, e te mos ua bejme gjyqin publik mjekeve nese kane kryer punen e tyre si duhet apo jo, ne kete krim makaber.