Panel diskutimi i djeshëm me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave për një moment u tensionua kur fjalën e mori Edin Hajdarpashiq nga televizioni 24. Ai u tha kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmanit dhe ministrit Robert Popovskit se ulja dhe diskutimi për lirinë e mediave është për standardet e Norvegjisë, në kohën kur gazetarët e Maqedonisë marrin 300 euro rrogë, transmeton Portalb.mk.
“Të mos ua prish debatin me këtë, mos ju pengoj? Selmani, a je në anë tonë apo të atyre? Lufton për të drejtat e gazetarëve ose për projektet e shoqatës? Njerëzit pas meje marrin ka 300 euro rrogë”, tha mes tjerash Edin Hajdarpashiq.
Video nga TV 21
VIDEO: https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1227929237337278/