Gazetari maqedon e emocionon Mourinhon në konferencë për media!

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Tottenhamin e Mourinho në Europa League, ndeshje që do të luhet të enjten në Shkup.

Por, përveç se një ndeshje luksi për ekipin nga Tetova, në konferencë tërhoqi vëmendjen historia e një gazetari maqedonas, aq sa preku edhe trajnerin e Tottenham, Jose Murinho.

Gazetari Igor Aleksandroviç i drejtoi dy pyetje Mourinhos, si dhe i kërkoi një nder shumë personal. Babai i gazetarit, i cili nuk jeton më, e adhuronte Murinhon.

“Kjo është një mundësi fantastike për mua të drejtoj dy pyetje si dhe të kërkoj diçka në nder të babait tim. Së pari, ai ju përshëndet, por tani ndodhet në parajsë. Njëherë, kur ishte sëmurë, ai më tha se nëse ndonjëherë do të kisha mundësinë t’ju takoja, të shkrepja një foto me ju, sepse ai më ka rritur me idenë tuaj dhe ka pasur respekt të madh për figurën tuaj si trajner. Nëse më lejoni, një foto tuajën, do ta bëj kornizë dhe do ta vendos në epitafin e babait. Mund të më lejohet diçka e tillë?”, tha gazetari maqedonas.

Murinho u prek nga historia e gazetarit dhe ra menjëherë dakort për foton.

“Mund të më takosh pas ndeshjes ose para saj tek hoteli. Është kënaqësia ime dhe respekte për babanë tënd dhe konsideratat që ka ndaj meje”. /tvklan.al