Gazetari jep alarmin: Rinia shqiptare në kr*izë të madhe besimi! Modelet janë pro*stitutat dhe tra*fikantët e dr*ogës


Këngët ba*nale, shthurja në rrjete sociale apo emisione të ndryshme televizive kanë krijuar një debat të madh në shoqërinë tonë, për sa i takon vlerave apo anti-vlerave, modeleve apo heronjve që duhet të marrim për bazë dhe duhet t’i shohim si frymëzim.

Gazetari i njohur Mentor Kikia pak ditë më parë thumboi me shprehjen “Rinia jonë është në hapat e duhur”, teksa krahas shënimit postonte dhe disa foto nga dyndja e adoleshentëve për të takuar ish-konkurentët e Për’puthen.
Sot me anë të një shënimi në rrjete sociale, Kikia del në konkluzionin se rinia jonë është në një kr*izë të thellë besimi, duke marrë gabimisht modele personazhe apo shembuj të gabuar për të fituar para.

Shënimi i plotë i Mentor Kikisë
A duhet të krijojmë heronj për të frymëzuar rininë në kr*izë besimi?
Shoqërisa shqiptare është në kr*izë. Nuk është thjeshtë kr*izë ekonomike, për bukë dhe rroba. Eshtë kr*iza e madhe e besimit, kriza e orientimit, që ka prekur më së shumti rininë. E lexoj këtë në sjelljen që demonstrohet, veçanërisht në rrjetet sociale. Modelet që ndjekin njerëzit. Historitë që e frymëzojnë, heronjtë që adhurojnë….

Ndjej vërtet keqardhje kur shikoj se si deri edhe 10-vjeçarët njohin çdo këngë të muzikës më vulgare që prodhohet aktualisht.
Ndjej keqardhje kur shikoj se si 3 mijë njerëz komentojnë dhe debatojnë mes tyre, për fotot që ka hedhur një personazh televiziv, duke i ftuar njerëzit të japin mendimet se në cilën foto duket më bukur.
Nuk ka asnjë dyshim që modelet që ndjek sot rinia janë më të paduhurit, dhe janë ata që servir media, me produksinet e veta dhe serialet që transmeton natë e ditë.

Por a janë të rëndisishëm vërtet heronjtë për të nxjerrë nga kr*iza morale një shoqëri?
Historia na ofron dy shembuj shumë domethënës:
Në be*tejën më të përgjakshme dhe vendimtare të Lu*ftës II, atë të Stalingradit, sn*ajperi Vasily Ivanovich Zaitsev, u promovua nga media dhe prop*aganda sovjetike, si hero kombetar, për të ngjallur frymëzim tek një ushtri që po mas*akrohej, dhe që ia doli të kthente rrotën e historisë së lu*ftës.

Në SHBA, në vitet ‘70, shoqëria amerikane ishte në një kr*izë morale, pasi doli nga një lu*ftë 20 vjeçare (ajo e Vietnamit) e mundur e poshtëruar dhe me kosto të tmershme ekonomike. Qeveria e Reganit sponsorizoi Hollyvood-in për të prodhuar filma me heronjt si famshëm Sylvester Stallone tek “Rambo”-t apo Carlos Ray Norris – Chuck Norris, në dhjetra filma me heronj që lu*ftonin për lirinë e popullit Vientamez, duke bërë që amerikanëve të mos u vinte turp për lu*ftën.

Pezmi ynë social nuk është në këta kufinj dhe ne nuk mundemi të sillemi në këtë nivel “macro”. Por ama ne mund dhe duhet patjetër të mendojmë për të ofruar për rininë modele frymëzimi, modele pozitiviteti, që të mos vrapojnë të adhurojnë djalin e guvernatorit që fshin djersët me Euro, apo disa këngëtarë që i këndojnë drogës në makina të mbushuara me para.
Për fat të keq, media po ndjek komercializmin, ndërsa konemaja, ato pak filma që prodhon, ka për personazhe vetëm pro*stituta dhe tra*fikantë dr*oge.