Gazetari Ibishi: “Pse lejohet tallja nga Valon Syla, pse nuk reagoj Bashkësia Fetare Islame”

Pas komenteve fyese ndaj fesë Islame te gazetarit Valon Syla kane reaguar aktivistët e shoqërisë civile, ndër to edhe gazetari Zabedin Ibishi:

Ibishi shkruan: “Po më çudit fakti se si po heshtin Bashkësit Fetare Islame të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për nënçmimin, talljen dhe përbuzjen që gazetari Valon Syla po i’a bën Kur’anit famëlartë, pejgamberit Muhamed a.s dhe muslimanëve në përgjithësi. Nuk mund të jenë fjalë të lira ofendimet e vazhdueshme të këtilla nga cilido gazetarë. Mjaft me viktimizime dhe sulme të trilluara!”