Gazetari i sportit: S’mund të shkojnë gratë para burrave në stadium për të parë Kombëtaren

Gazetari i sportit, Tami Kona ka bërë një deklaratë të çuditshme e diskriminuese gjatë një interviste televizive.

I pyetur për kaosin e shkaktuar nga shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, gazetari tha se një grua nuk mund të shkojë para një burri në stadium në një kohë kur për bileta është krizë.

“Pa ardhur djali nuk mund të vijë gruaja ime dhe kur them këtë e them në kuptimin e mirë. S’po merrem as me gruan e shokut as me gruan e çunit të tezës, por tani gratë nuk mund të shkojnë para burrave në stadium. Me gjithë respektin që kam, kur përmenda gruan time e përmend në kuptimin e mirë, ajo pastaj se kush shkon në stadium, e dimë se kush shkon në stadium. Ka mundësi kjo grua, nuk ka rëndësi se kush është të gjejë një biletë, do t’ja marrë një burri që vjen. Një shoku im me djalin mund të shkojë në stadium, është mëse normale, por tani ai shoku kërkon biletë edhe për gruan, është e drejtë e tij të kërkojë biletë edhe për gruan, se nuk ka problem, por nuk mund të vijnë në stadium njerëz që nuk e dinë se ku bie Air Albania”.